Përplasje me armë zjarri në Durrës, dyshohet për disa persona të plagosur

Një përplasje bandash ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Në person ka mbetur i plagosur nga një përleshje me armë zjarri në periferi të qytetit bregdetar. Dyshimet janë se ka disa persona të plagosur, por deri më tani është vetëm një person i identifikuar.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta tek rreth rrotullimi në lagjen 14 në Ish-Kënetë, pranë mbikalimit të Shkozetit.

I plagosur ka mbetur shtetasi Julian Meçaj. Mësohet se të shtënat kanë filluar që nga rruga dytësore në Maminas e kanë vazhduar për disa sekonda.

Meçaj është dërguar në spital dhe dyshohet se ka dhe të plagosur të tjerë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.