Përplasja në KZAZ-të në Kamëz e Vorë, arrestohen 3 persona, nën hetim 31 të tjerë

Tre persona janë arrestuar dhe 31 të tjerë janë proceduar, pas përplasjeve në KZAZ-të, ditën e djeshme në Vorë dhe në Kamëz.

Policia njofton se mes personave nën hetim, janë edhe dy zv/kryetarë të Bashkisë së Kamzës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

31 persona të proceduar në ngjarjet para KZAZ-ve në qarkun Tiranë ndër të cilët 3 të arrestuar.

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9–vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.

Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, shtetasit:

D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë
D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë
L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë
H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë
K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë
U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë
S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë
B., banues në Kamzë, me precedent kriminal
L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë
D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë
M., banues në Kamzë
Gj. P., banues në Valias

M., banues në Institut, Kamzë
Sh. H., banues në Kamzë

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248 dhe 236 e Kodit Penal, i shtetasve:

P., banues në Marqinet, Vorë
H., banues në Marqinet, Vorë
H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë
Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

B., banues në Vorë
P., banues në Tiranë
Sh., banues në Prezë Tiranë
T., banues në Tiranë
J., banues në Tiranë
Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje

K., banues në Tiranë
K., banues në Tiranë
K., banues në Tiranë
D., banues në Tiranë
G. , banues në Vorë
Xh. S., banues në Vorë

P., banues në Vorë
G., banues në Vorë
D., banues në Tiranë
K., banues në Tiranë
M. , banues në Vorë
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe të akteve të dhunës pranë KZAZ-ve të qarkut Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.