Përgjimet, Noka: Dëshmi se Shteti është shndërruar në bandë

Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka shprehet se çështja e vjedhjes së zgjedhjeve të mos ngushtohet tek fjalori banal i pushtetarëve. Sipas tij, “Kanceri i qeverisë së krimit duhet shkulur para se të na vrasë të gjithëve”.

Reagimi i Flamur Nokës

Ka nje perpjekje te vrullshme te pushtetit per te ngushtuar ceshtjen e vjedhjes se zgjedhjeve ne Diber tek fjalori banal i pushtetareve te majmur me parate e droges dhe te korrupsionit.
Ky eshte momenti qe te mos behemi pjese e propagandes se Bablokut te bandave te Dibres e te gjithe Shqiperise.
Pergjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qarte si kristali:
Se Shteti eshte shnderruar ne bande
Se bandat e droges blejne votat dhe e komandojne pushtetin.
Keto dy fakte te renda dhe jo banaliteti i fjalorit te pushtetareve ka tronditur shqiptaret dhe miqte e huaj.
Shqiptarët jane te tronditur e te neveritur
Se ministra e deputete perdorin shefin e policise si komisar politik
Se Shefi i policise betohet e perbetohet per besnikeri politike ndaj Partise
Se Ministra e deputete i premtojne karriere shefit te policise si shperblim per masakren elektorale.
I premtohet karriere shefit te policise te Dibres, qe eshte edhe shef policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar ne listat e SHISH.
Kjo eshte gjëma qe kane sot ne dere shqiptaret. Ky eshte kanceri qe duhet shkulur, perpara se te na vrase te gjitheve.
Duhet bere sot. Neser do te jete vone!