Përgjimet Audio nuk janë të BILD, por materiale zyrtare të shtetit Shqiptar

Nga Ylli Manjani -Edhe njëherë:

Përgjimet Audio nuk janë të BILD, por materiale zyrtare të shtetit Shqiptar.

Ato janë përgjime të kërkuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të aprovuara nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Pra diskutimi që janë të vërteta apo jo është kot. Janë autentike sa më ska!

Edhe vetë personazhet aty e pranojnë, pavarësisht se thonë “nuk janë prova por indicje”. Ama janë të vërteta, pa asnjë dyshim!

Këto materiale zyrtare hetimore shumë kompromentuese për qeverinë, çuan këtë të fundit në akte flagrante hakmarrëse ndaj Prokurorit dhe gjyqtarit që i autorizuan këto përgjime.

Të dy sot janë të shkarkuar nga gjasme vetting-u…

Por, pavarësisht shkarkimit të tyre, ato janë materiale që i ka sot, edhe në ketë moment, Prokuroria Shqiptare në inventarin e saj.

Se për invetar u bënë, me thënë të drejtën…

BILD qartësisht i ka siguruar atë materiale nga burime shqiptare, siç i ka patur dhe i ka në dorë edhe media e gazetarë shqiptarë. Por këto të fundit thjesht nuk patën kurajon ti nxirrnin kaq thjeshtë sa BILD.