Nora Malaj: Kur fjalën dhe shkronjat i zë turpi!

Nga Nora Malaj-

Populli ynë thotë: “Gjuha kocka nuk ka , por kocka thyhen”.
Ato që dëgjuam me vesh e pamë me sy mbrëmë, ishin përtej asaj që mund të pranonim. Ishte siç thonë nga Veriu:” Ma za ma keq dhe marre ! “
Unë dhe brezi im, po edhe brezi i prindërve të ketyre farë meshkujve që mbrëmë c’ nuk nxorrën nga goja , me fjalorin më perversë e banalë të mundshëm , natyrshëm, që jo vetem janë skuqur, trupëruar e u ka ardhur marre , prej djemve të tyre , që quhen edhe “burra shteti” , po jam e bindur që janë tronditur e shokuar, aq sa nuk i kanë njohur bijtë e tyre!!!
E jo vetem ata ,prinderit, po e gjithe shoqeria shqiptare mbrëme e për fatin tonë të zi dhe ajo ndërkombëtare, pasi zbardhja ishte ne shqip dhe në anglisht , gjermanisht e disa gjuhë të tjera , e bëri të turpërohet dhe shqipja jonë e bukur .
Dikur, në kohën e Rilindasve të vërtetë, atyre që pasurinë e tyre e shkrinë për Shqipërinë , Papa Kristo Negovani do të thoshte , për gërmat dhe gjuhën , vënë në gojën e të madhit Sandër Prosi , te filmi “Udha e shkronjave se : “Ky është flori e shkuar floririt, or Tunxh”( për gërmat shqipe)
Sot, këta birbot , që kombin e shkrinë për pasurinë e tyre, u gjunjëzuan para krimit, e tjetërsuan votën e qytetarit, duke e shitur e blerë atë si në kumar , nuk e lanë me kaq. Ata , me gjuhën e tyre, që të parët amanet e lanë, pasi ju vodhën emrin këtyre burrave të shtetit, me bemat dhe gjemat e tyre , masakruan gjithçka, deri dhe gjuhën shqipe , të bukurën e dheut , e bënë që
të ndjehet e turpëruar!
Nuk ka më turp se kaq! E nuk ndalet këtu!
Si për ironi të fatit mundohen të mbulojnë dielli me shosh, a thua se kjo shoqëria shqiptare, që flet shqipe të pastër dhe që dëshiron një jetë pa krim, dhunë, drogë, djegie , nuk janë të aftë të gjykojnë e të kuptojnë atë që po ndodh!
Sot , sa ende nuk kemi mbrritur në fundin e shtegut të djallit, le ta përdorim gjuhën si armën për të arritur dialogun , në respekt të Rilindasve, në emër të dashurisë për vendin dhe në emër të mirësisë e maturisë!
Kur një gazetar e pyeti komediani italian Roberto Benignin: Për çfarë votuan babai dhe nëna juaj në referendumin e kërkuar qytetarëve për të zgjedhur mes monarkisë dhe republikës, më 2 qershor, shtatëdhjetë vjet më parë?

Ai u përgjigj: “Dy fermerë socialistë, e si do të votonin ata ndryshe!

Për Republikën, sigurisht.

Kanë biseduar rreth votimit shumë herë në shtëpi një natë më parë.

Babai i tha nënës sime, po ti do të votosh për mbretin, i cili do të jetë një dhe vetëm një, apo për Republikën, që do t’i bëjë të gjithë mbretër?

Mos ki dyshime dhe nuk do të kesh kurrë pendesa”.

Ndaj është ora t’u japim mundësinë e garimit të vërtetë shqiptarëve , duke respektuar dhe zbaruar dekretin e Presidentit dhe jo t’u kthejmë atyre monarikë , duke i fyer me fjalor vulgar e duke e bërë edhe gjuhën e bukur shqipe “të turpërohet”.
Ky është momenti i reflektimit të madh kombëtar!
Më pas asgjë nuk do të ketë vlerë , nëse nuk do të dimë të reflektojmë!