Një pyetje e shpejtë, ku është Meghan Markle?

Meghan Markle doli për herë të parë në publik pas lindjes së djalit të saj në ceremoninë ‘Trooping The Colour’ e cila u zhvillua dy javë më parë dhe të gjithë menduan se leja e martenitetit e dukeshës kishte mbaruar.

Megjithatë këtë javë familja mbretërore është duke marrë pjesë në ‘The Royal Ascot’ në të cilën zhvillohen gara me kuaj dhe ajo çfarë tërhoqi sërish vëmendjen e të gjithëve ishte mungesa e Meghan Markle.

Burime për ‘Cosmopolitan’ kanë zbuluar se arsyeja e vetme pse dukesha e Sussex nuk është prezentë është fakti se ajo nuk e ka përfunduar akoma lejen e martenitetit dhe se do të rikthehet në detyrat e saj në muajin tetor.

Kujtojmë se kur dukesha e Cambridge, Kate Middleton kur solli në jetë fëmijët e saj nuk veproi si Markle. Ajo është shfaqur në shumë evente mbretërore edhe pse me lejen e martenitetit.