Nga Vau i Dejës, Rama krahason opozitën shqiptare me talebanët

Nga fushata elektorale në Vaun e Dejës, kryeministri Edi Rama ka krahasuar opozitën shqiptare me talebanët. Sipas Ramës, opozita e vendit njëlloj si talebanët në Afganistan, kërkon që të bllokojë zgjedhjet. Madje kreu i qeverisë ka kujtuar dhe vitet 90′ kur grupet komuniste tentuan të bllokojnë PD-në. Rama tha se aq sa e bllokuan komunistët “qorra” PD-në në atë kohë, aq dhe opozita e sotme do i bllokojë zgjedhjet e 30 qershori

Rama: Talebanët, aktualisht sot që flasim janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve. Kërcënojnë popullin afgan që të mos shkojë në zgjedhje dhe duan faktikisht të imponojnë një popull të tërë ligjin e xhunglës… kjo ndodh njëkohësisht si me talebanët në Shqipëri, ndërkohë që Shqipëria ka bërë çdo gjë për të çelur negociatat me BE-në dhe pret që liderët e vendeve të thonë Ok për hapjen e negociatave.