Nesër DEMONSTRATË në Tiranë. Opozita GATI të rrëzojë Regjimin!

-Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në situatë konflikti dhe prag lufte civile. Në gati gjithë vendin dje pati përplasje të ashpra mes qytetarëve që kërkojnë të mos zhvillohen zgjedhjet pa opozitën dhe policisë që zbaton urdhrat e Edi Ramës për mbajtjen e votimeve më 30 qershor. Përplasjet e dhunshme kanë lënë të paktën dy persona të plagosur rëndë në Burrel. Në qytete të tjera numri i të lënduarve nga dhuna dhe gazi lotsjellës është i pallogaritshëm. Qindra persona janë ndaluar nga policia, janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim.

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në situatë konflikti dhe prag lufte civile. Në gati gjithë vendin dje pati përplasje të ashpra mes qytetarëve që kërkojnë të mos zhvillohen zgjedhjet pa opozitën dhe policisë që zbaton urdhrat e Edi Ramës për mbajtjen e votimeve më 30 qershor. Përplasjet e dhunshme kanë lënë të paktën dy persona të plagosur rëndë në Burrel. Në qytete të tjera numri i lënduarve nga dhuna dhe gazi lotsjellës është i pallogaritshëm. Qindra persona janë ndaluar nga policia, janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim. Në Lezhë, Shkodër, Skrapar, Delvinë, Berat etj, qytetarët janë përplasur ashpër me forcat e rendit duke kërkuar heqjen e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe mos lejimin e zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor. Në Kavajë gjatë mbrëmjes situata ishte më e tensionuar se në çdo qytet tjetër. Përplasjet me forcat e rendit kanë qenë më të ashpra, pasi policia përdori gaz lotsjellës në masë të madhe duke helmuar thuajse gjithë qytetin. Edhe pse forcat e rendit thonë se po zbatojnë ligjin, ky është keqpërdorimi më flagrant që qeveria po u bën uniformave blu. Qytetarët dhe drejtuesit e bashkive ku ka pasur më shumë protesta kanë kërkuar nga KQZ që të heq nga zonat e tyre materialet zgjedhore dhe KZAZ-të. Kërkesa bazohet në dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili anuloi datën e zgjedhjeve 30 qershor. Dekreti është botuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi, gjë që do të thotë se KQZ dhe policia e shtetit duhet të zbatojnë dekretin, pasi zgjedhje nuk ka më 30 qershor. Po në vend të zbatimit të ligjit, policia po përdoret politikisht për  të dhunuar qytetarët në bazë të një urdhri politik të marrë nga anëtarët e PS në KQZ. Edhe kur zbatojnë urdhrat e Ministrit Sandër Lleshi, edhe kur i referohen vendimit të anëtarëve të PS në KQZ, forcat e rendit janë në shkelje të ligjit.

Kaosi që po shihet këto ditë në Shqipëri nuk është për faj të policisë, por për shkak të qëndrimit të kryeministri Edi Rama. Urdhrat që Rama kanë dhënë këto ditë si dhe këmbëngulja për të shkuar në zgjedhje pa opozitën dhe pa dekret janë një shkaku i konfliktit civil që po ndodhë në Shqipëri. Qëndrimet e kreut të qeverisë, në vend që t’i shërbenin normalizimit të situatës e kanë acaruar atë më keq atë duke rritur revoltën dhe reagimin qytetar. Kryeministri ka tejkaluar çdo ligj dhe çdo kot moral të një shtetari, teksa urdhëron personalisht ministrin dhe drejtuesit e policisë që të dhunojnë vajza dhe gra në protestë, që të helmojnë njerëzit me gaz, vetëm për të mbajtur pushtetin me çdo çmim.

Jo rastësisht kjo dalje nga kontrolli e qeverisë, këmbëngulja për të shkuar në zgjedhje vetëm duke dhunuar dhe qytetarët, vjen pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Tre ditë më parë shqiptarët panë se gjithë qeveria ishte përfshitë  direkt në vjedhjen e zgjedhje. Që nga kryeministri dhe deri te drejtorët e pa rëndësishëm të qeverisë faktoheshin në blerjen e zgjedhjeve dhe kërcënimin e votuesve. Ndërsa dje, në mbrëmje, pas dhunës së policisë në 30 qytete, qytetarët panë nga përgjimet e reja të gazetës “Bild” se vetë një pjesë e drejtuesve të Policisë së Shtetit ishin pjesë e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Kreu i policisë në Dibër që duhet të regjistronte denoncimet për blerje të votave, ishte ideatori i  dhe zbatuesi i skemës. Fakti më i rëndë është se këta drejtues policie faktohen se në vjedhjen e votave kanë bashkëpunuar me persona të inkriminuar të cilët ishin drejtues të fushatës. Skandali vijon edhe më tej, kur rezulton se gjithë kjo skemë ka miratimin e Edi Ramës dhe ndiqte personalisht nga ministrat dhe deputetët e tij. As më shumë dhe as më pak, dje u faktua se nuk kemi me qeveri, por zyrtarisht një mafie që shkon dhe bën takime në zyrën e Kryeministrit dhe më pas del në terren për të vjedhur vota, me të cilat mban pushtetin. Përgjimet kanë nxjerrë zbuluar qeverinë “Rama” dhe kanë kapur në krim vetë kryeministrin. Qeveria nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, por po keqpërdor policinë, shtetin dhe krimin për të mbajtur pushtetin. Dhuna në Kavajë dhe gjithë qytetet është prova se një qeveri, pa mbështetjen e qytetarëve,  kthehet në kriminale. Përderisa Edi Rama nuk ka ndërmend të largohet, por vetëm të thellojë krimin qeveritar, qytetarëve s’u mbetet gjë tjetër veçse  reagojnë me protesta dhe demonstrata. Nesër, më 21 qershor, opozita ka thirrur protestën kombëtare, e cila do të jetë një demonstratë kundër qeverisë “Rama”.  Tubimi jo vetëm do të jetë masiv, por edhe i ashpër. Krimi qeveritar i faktuar nga mediat ndërkombëtare dhe dhuna e pashembullt që po pësojnë këto ditë qytetarët do të marrin një përgjigje të fortë.

Po shkojmë në përplasje të fortë civile, për fat të keq.

Qamil Xhani