Në pritje për të kthyer dëgjimin/ Lojëra me një tender për impiantet e dëgjimit

Tenderi për impiantin koklear i cili mundëson që fëmijët që nuk dëgjojnë e për pasojë edhe nuk flasin të mund të kryejnë këto procese duket se nuk do të zhvillohet kurrë për shkak të ndërhyrjeve që kryejnë kompanitë që duhen ta realizojnë deri në komisionin e prokupimit publik.

Ndërkohë që mjekët janë në presionin e familjarëve që kanë fëmijë me këto të cilët kanë dëgjuar që në vitin 2018 se impianti koklear më në fund të kryhet në Shqipëri.

Por për shkak të ndërhyrjeve dhe favorizimeve që iu bëhen kompanive pjesëmarrëse në tender është zvarritur pambarimisht tenderimi.

“Ky tender as ka për tu zhvilluar kurrë për sa kohë KPP do të bëjë specifikimet teknike. Kompania kërkoi ndryshimi në specifikime teknike, u bënë 5 apo 6”, është shprehur Besim Boci, Shef i Shërbimit të ORL në QSUT.

Ekipi i mjekëve të QSUT përllogariti kostot e impiantit, madje fondi planifikoi 50 milionë lekë, për vitin 2018 ku do të rimbursoheshin 15 pacientët e parë. U bënë dhe specifikimet teknike dhe u shpall tenderi online.

Por nuk mjafton kjo pasi kompania e cila po favorizohen nga komisioni i prokurimit publik nuk u mjaftua me ndryshimet e këtyre specifikimeve
Çdo vit janë 30 raste të reja të cilët kanë nevojë për impiant koklear.
Top Channel