Mourinho rrëfen sekretin se si ndërtoi Interin e tripletës

Jose Mourinho për momentin është i papunë, pasi ende nuk ka gjetur një projekt për të nisur aventuë të re. Strategu portugez ka rrëfyer sekretin se si arriti të fitonte tripletën me Interin.

 

“Kur erdha te Interi më thanë që të vijoja të ruaja dominimin në Itali dhe të përmirësoja performancën në Ligën e Kampionëve. Ky i fundit është një kompeticion shumë i vështirë, pasi në fazën me eliminim është gjithçka e paparashikueshme dhe ka kundërshtarë shumë të fortë. Megjithatë në vitin e parë ne fituam titullin kampion dhe u eliminuam nga Manchester United. Në fund të sezonit, unë bëra një raport, ku përshkrova me detaje pikat ku duhet të përforcoheshim dhe arritëm të bëjmë një merkato spektakolare”, tregoi portugezi.

Kishim mbrojtës shumë të fortë dhe me eksperiencë, por na duhej një emër tjetër, për të provuar të vendoseshim rreth 20 metra më lart dhe për të rritur presingun. Kërkuam me ngulm William Carvalhon, por Chelsea rezistoi dhe sapo doli në skenë emri i Lucios, u hodhëm direkt në sulm. Braziliani ishte më pak teknik se Carvalho, por shumë i shpejtë dhe na lejonte të vendoseshim më përpara.

Në mesfushë kishim emra të jashtëzakonshëm si Stankoviç, Muntari, Zanetti e Thiago Motta, por na duhej dikush që të përmirësonte qarkullimin e topit. Duhet të mbanim më gjatë topin nën kontroll dhe morëm Sneijder, që u shndërrua në njeriu fondamental për lojën tonë. Sa i përket sulmit, humbëm Ibrën, por morëm Eto’o dhe Milito, impakti i të cilëve ishte i menjëhershëm dhe arritëm të ndërtojmë një ekip që fitoi gjithçka në fushë”, deklaroi Mourinho.