Mbi 2 mijë forca policie në Shkodër, kontrolleve nuk i shpëtojnë as fëmijët (VIDEO)

Një “batalion” me forca policore ka zbarkuar në Shkodër këtë të enjte, teksa pritet që kreu i qeverisë të vijë për të mbajtur një miting elektoral.

Situata duket e tensionuar pasi dhjetëra protestues e presin Ramën në hyrje të qytetit për t’i bllokuar rrugën, ndërsa kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka paralajmëruar se protesta do të vijojë pasi ardhja e kreut të qeverisë nuk është e mirëpritur.

Foprcat e shumta të policisë ndodhen kudo në qytet dhe posaçërisht në qendrën ku Rama do të mbajë mitingun. Madje kontrolleve nuk i kanë shpëtuar as fëmijët. Shkodraëeb ka publikuar disa pamje, ku duket një polic i vesdhur civil i cili i kontrollon çantën një djaloshi të mitur.