Këmbimi valutor/ Dollari humb sërish pikë kundrejt Lekut. Forcohen Euro dhe Paundi

Monedha e Eurozonës ka rifituar pikë këtë të enjte duke arritur në vlerën e 121.5 lekëve.

Edhe Paundi Britanik është forcuar duke u rritur me 0.8 pikë, referuar të dhënave të Credins Bank, ka arritur në nivelin e 136.5 lekëve.

Ndërsa Dollari Amerikan ka pësuar një rënie me 0.7 pikë duke zbritur në vlerën e 107.5 lekëve.

Franga Zvicerane është rritur duke kapur nivelin e 108.7 lekëve. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 81.2 lekë dhe 74.2 lekë.