Ish-ambasadori italian, Paolo Foresti: Mos e ktheni Shqipërinë në vitin 1997

Paolo Foresti, ish-ambasadori i Italisë në Tiranë, në vitin ’97 dhe një nga diplomatët që ka pasur rol kryesor në zgjidhjen e krizës së asaj kohe, ka reaguar sot për situatën në Shqipëri.

Foresti shprehet se komuniteti ndërkombëtar duhet të anagazhohet për të zgjidhur situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.Foresti, i cili është dekoruar nga disa institucionet shqiptare për kontributin e tij, ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.

Status ne Facebook i Paolo Forestit:

Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.