Irani provokon përballje ushtarake! – Qëllon dronin amerikan që fluturonte në jug të vendit

Irani ka qëlluar një dron amerikan,  që sipas Gardës Revolucionare po fluturonte në Jug të Iranit, çka rrit shqetësimet për një përballje ushtarake mes Teheranit dhe Washingtonit.  Faqja në web e gardës, Sepah News, bëri të ditur se droni spiun u qëllua në provincën Hormozgan, të Iranit jugor.  Ndërkohë që agjencia shtetërore e Iranit raportoi të njëjtën gjë, duke e identifikuar dronin si një model RQ-4 Global Hawk,  zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një model MQ-4C Triton i marinës amerikane është qëlluar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi ngushticën e Hormuzit.

Prodhuesi i këtij modeli, Northrop, deklaroi se Triton mund të fluturojë për 24 orë, në lartësi sipër 10 miljeve dhe me një varg të operimit prej 8,200 milje detare.   Zyrtarët e sigurisë në Iran deklaruan këtë javë se vendi do të kundërpërgjigjet ashpër ndaj shkeljes së hapësirës ajrore. Tensionet mes Iranit dhe SHBA kanë arritur majën që prej vitit të kaluar, kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe vendosi të sanksionojë vendin. Shqetësimet mbi përballje ushtarake janë rritur që prej sulmit të dy anijeve cisternë amerikane në gjirin e Omanit javën e kaluar.   Ushtria amerikane ka dërguar avionë-mbajtëse detare, bombardues b-52 dhe trupa në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, Trump ka thënë se nuk kërkon luftë me Iranin.   Irani deklaroi javën e kaluar se është përgjegjës për sigurinë në ngushticën e Hormuzit, duke i kërkuar forcave amerikane që të largohen.  Në muajin Maj, Irani bëri të ditur se do të nisë të shtojë prodhimin e uraniumit të varfëruar, nëse europianët nuk mbrojnë ekonominë e vendit nga sanksionet.