Hiri i mbretit të pop-it, Michael Jackson prehet në këtë vend

Hiri i Michael Jackson do të mbyllet në disa bizhuteri në pronësi të tre fëmijëve të mbretit të pop-it. Zbulimi i pazakontë dhe i pashembullt vjen nga revista Radar Online, në të cilën një burim i afërt me familjen Jackson ka treguar se Paris, Prince dhe Blanket mbanin me xhelozi rrathë që përmbajnë eshtrat e babait të tyre në kuti të mbyllur me çelës.

Fillimisht hiri u mbyll në bizhuteri në formën e zemrave të thyera, por ato u transferuan së fundi në rrathë të ri, “ashtu si ai i Paris Jackson veshur gjatë një përkujtimi të bërë për nder të mbretit pop disa muaj më parë”.

Siç është e kuptueshme, të tre fëmijët e mbretit të popit shumë rrallë i mbajnë këto bizhuteri në publik, duke u frikësuar t’i humbasin ose t’i thyejnë.

Mediat kanë pohuar prej kohësh se mbreti i popit ishte varrosur në një varrezë të Forrest Lawn, por në realitet është ndryshe : “Familja e mbajti sekret për arsye sigurie dhe për të përmbushur kërkesat e fundit të Michael Jackson”.

Në fund ishte Katherine, nëna e të ndjerit, e cila shpërtheu lajmin për miqtë e besuar. Hiri i mbetur u shpërnda në Neverland, ku ylli i pop-it u gjet i vdekur.