Hajdari thirrje Ramës: Thirri mendjes, s’na duhen më viktima

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se Shqipëria po përjeton një situatë të jashtëzakonshme, ndërsa hodhi akuza për të gjitha partitë politike duke i etiketuar ato si përgjegjëse.

Mes tjerash  Hajdari iu drejtua me një thirrje kryeministri të vendit, ku i kujtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për viktima.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, e them këtë duke marrë parasysh atë që ndodh jashtë këtyre mureve. por ja ku erdhëm për fat të keq për shkak të politikës shqiptare  në këto 30 vite të fundit. Ka disa individë që sulmojnë njëri tjetrin.  Dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja, nëse do të flasim për dhunë: Kemi një dhunë të jashtëzakonshme, që kemi një dhunë si jashtë ashtu edhe brenda sic është edhe kryeministri këtu që përdor këtë Kuvend dhe fyen shqiptarët.

Ne kemi humbur arsyen, sepse nuk kemi zgjidhje  për konfliktet në disa qytete. Pritet që të ketë akoma përplasje. Jemi në një realitet, i cili kërkon një politikë, kërkon politikanë, shtetas dhe shtetarë që i japin zgjidhje dhe jo prej tyre që i hedhin benzinë zjarrit. Kryeministri po e humb  mbështetjen që ka, sepse po e përdor këtë Kuvend për të shantazhaur. Ai thotë: Ka mbështetjen ndërkombëtare, por ai mori përgjigjen për mos-hapjen e negociatave. Përgjimet tregojnë një të vërtetë që është shqetësuese për të gjithë. Prokuroria ka humbur funksionimin dhe ndodhet në një kolaps. Këto dosje mund të përfundojnë pa hetime për shkak të kohës. Po kërkohet mbyllja e dosjeve të nxehta, ku janë të përfshirë politikanë që janë mbi ligjin. Është koha që ta marrin fatin tonë në dorë dhe të gjemjë rrugëdaljen nga kjo situatë. Ju vijoni këmbëngulni se zgjedhjet do jenë më 30 qershor. Nëse pretendoni se do ketë konflikt civil e vrasje si më 2 prill. A nuk duhet të ruani jetët e njerëzve dhe mos dilni të thoni se do mbrojmë shtetin e së drejtës. A nuk i jepni ju Shqipërisë edhe më viktima. Çdo ndodhë më tej. A është kjo mënyra për ti thënë shqiptarëve se pa ju bërë ju viktima, nuk bëjmë dot zgjedhje. Thirrini mendjes,  koha po ju mbaron. Duhet me çdo kusht të evitojmë viktimat. Merrni gjithë masat për të evituar këtë situatë”-tha Hjadari.