Grabitja në Rinas: Pasi u futën thasët me para, dera e avionit u la e hapur

Detaje të reja nga grabitja në Rinas e 9 prillit. Burime nga grupi hetimor tregojnë rolin që ka luajtur Hasan Kanaci i cili ditën e grabitjes së miliona eurove ka qenë shef i kargos në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja e RTV Ora Keti Banushi raporton se ditën kur ka ndodhur grabitja ai ka ndryshuar radhën e ngarkesës.

“Sipas procedurës duhet që vlerat monetare të futen në fund dhe të mbyllet direkt më pa sdera e avionit por nga pamjte ka rezultuar se fillimisht janë futur dsa valixhe të qytetarëve, janë futur thashët me para dhe dera ka qëndruar e hapur pasi afrohet një tjetër ngarkesë me valixhe qytetarësh. Mësohet se ndaj tij ka nisur dhe verifikimi pasuror.”

Hasan Kanaci është i arrestuari i 7 për grabitjen e Rinasit te mbi 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Ai u arrestua pak ditë më parë dhe ndodhet nën masen e sigurise arrest me burg.

Vete Kanaçi ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen. dhe ka pretenduar se shumë mbi 100 mijë euro e gjetur nga policia në banesën e tij, nuk janë të bankave që u vodhën në aeroport.

Kanaçi merrej me ngarkimin e valixheve në avion dhe dyshohet se ai i ka dhënë informacion bandës së grabitjes. Të përfshirë në supergrabitje dyshohet të jenë edhe persona të tjerë që punonin në aeroport.

Përveç Kanaçit, të arrestuar janë dhe Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si edhe Talo Çela.

Në grabitjen e Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport. Pas super grabitjes, në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.