Godet me grusht mjekun, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Sarandë

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me grusht një mjek në Sarandë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën (19 qershor) në ambientet e Spitalit të Sarandë.

Policia raporton se 37-vjeçari me iniciale A. S.,  banues në Gjashtë, goditi me grusht mjekun me iniciale K. R., për shkak të detyrës.

“Është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 37, vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, pasi ditën e djeshme dyshohet se në ambientet e Spitalit të Sarandës, ai ka goditur me grushta mjekun K. R., për shkak të detyrës,”-informojnë uniformat blu.

Policia po punon për kapjen e 37-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.