Gjuzi – Arta Markut: Qelitë janë shumë të ftohta gjatë dimrit dhe shumë të nxehta gjatë verës

Deputeti Kujtim Gjuzi, nga Kuvendi i bëri thirrje kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, që të nisë menjëherë aksionin për të çuar para drejtësisë politikanët dhe prokurorët e korruptuar.

Ai mes tjerash komentoi edhe situatën politike në vend, ndërsa  tha se vendit nuk i duhen përplasjet, por protestat paqësore. Sipas tij, shqiptarëve nuk i duhet gazi dhe bombat molotovë.

“Ne jemi deputete të rinj këtu, por ne jemi deputet të Kuvendit dhe duhej të ishte më mirë që ta hiqni këtë të “rinj”, sepse është fyes dhe denigrues. Ti qetësojmë gjërat, për të vënë zjarr dhe në flake ne jemi të parët. Ne e mbajmë në xhep granatën dhe bombat, ka patur edhe këtu në parlament që kanë hyrë me pistoleta. Fjalët dalin: Qelitë janë shumë të ftohta gjatë dimrit dhe shumë të nxehta gjatë verës. Këta prokurorët kanë nga katër pesë vila. Kryeprokurore, zonjë e nderuar: Merri të gjithë ata qeveritarë të korruptuar dhe çoji para drejtësisë.  Ti ulim tensionet dhe ata që kanë bërë korrupsion, ta nisësh nga prokurorët dhe jo nga protestuesit. Qetësi, dhe nesër protestë dhe unë do të jem në protestë, pa hedh molotov. Çfarë na duhet ne Rusia  ne jemi me aleancën e NATO-s”-tha ai.