FNSH dhe RENEA rrethojnë Shkodrën, pritet vizita e Edi Ramës

Edhe pse bashkia nuk ka dhënë leje për miting, kryeministri Rama ka vendosur që ditën e sotme të jetë në Shkodër.

Mësohet se mitingu i Ramës nis në orën 19:00 të mbrëmjes. Ndërkohë simpatizantët e PD-së do të protestojnë.

Gjatë mesditës së sotme janë parë makina të FNSH dhe RENEA-s të futen në Shkodër, të cilët do të sigurojnë mitingun e Ramës.

Ky i fundit tha se nuk do të heqë dorë nga fushata edhe pse bashkia Shkodër nuk i dha leje, ndërsa situata mbetet mjaft e tensionuar.

Qendra e qytetit është rrethuar dhe ka nisur puna për ngritjen e skenës ku do të mbahet takimi i Ramës.

Forca të shumta policie ndodhen në zonë. Sakaq Voltana Ademi së bashku me nënkryetarin e bashkisë kanë parakaluar në zonë për të parë nga afër situatën.