Detaje/ Atentat ushtarit të Lul Berishës në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës

Një person është qëlluar me armë dhe ka mbetur i plagosur.

Të shtënat me armë kanë filluar që në rrugën dytësore në Maminas.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Julian Meçaj.

Ky i fundit është transportuar për në spital.

Sipas dëshmitarëve okularë besohet se, Julian Meçaj, është një nga ushtarët e Lul Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.