Deri tani ia kemi futur kot, kjo është mënyra e thjeshtë për të qëruar hudhrat

Një mënyrë e thjeshtë që tregon si qërohet hudhra në pak sekonda është bërë virale. Njerëzit thonë se nuk e kishin menduar kurrë që do të ishte aq e thjeshtë.

Të dielën, një përdoruese e Twitter publikoi videon duke qëruar hudhrën në pak sekonda vetëm me një thikë.

Ai shkruante përbri pamjeve filmike:

Si dikush që bën shumë ushqim korean, kjo është metoda më e mirë për ta pastruar shpejt hudhrën”.

I gjithë sekreti është të vendosësh thikën në mes të secilit thelb hudhre dhe më pas ta tërhiqni atë.

Videoja u publikua të dielën dhe që prej asaj dite është bërë virale duke marrë më shumë se 4.9 milion klikime.