City fiton një tjetër betejë me United, gati firma me qendërmbrojtësin anglez

Manchester City po përgatitet për një lëvizje të bujshme në mbrojtje për sezonin e ri. Objektivi kryesor në qendër është afrimi i Harry Maguire, i cili prej kohësh është një ëndërr e madhe për rivalët e qytetit, Manchester United.

 

Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola është shumë pranë firmës me mbrojtësin e kombëtares angleze i cili mes Citiziens dhe United ka zgjedhur pikërisht kampionët e Anglisë për të vazhduar karrierën. Plotë 80 milionë paund pritet të derdhë Manchester City në arkat e Leicester City-t për të blerë kartonin e futbollistit 26-vjeçar.

Maguire nëse kalon te skuadra e Guardiolës për një shifër të tillë do të shndërrohej në mbrojtësin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë duke parakaluar edhe Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli shpenzoi rreth 75 milionë paund. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Maguire. Ai pritet që të zërë vendin e Otamendit, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit, në një skuadër tjetër.