Berisha reagon ndaj Ramës e Lleshajt për ndalimi i ish-deputetit Spahia: Pusi e kryer pa asnjë provë

Pas shoqërimit të ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia nga policia për shkak se akuzohet si organizator i sulmeve të ndodhura më 18 qershor ndaj KZAZ-së në Shkodër, ka ardhur edhe një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha e quan akt kriminal ndalimin e Bardh Spahisë edhe pse KZAZ-së në Shkodër që ishte në shkollën “Shejnaze Juka” iu vu flaka nga ana e militantëve të PD-së.

Berisha hedh akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa këtë të fundit e quan ‘Vasal Kimiku’, duke thënë se zgjodhën rrugën e pusisë për të shoqëruar Bardh Spahinë.

Postimi i Berishës:

Nje krim i shemtuar politik i skizoidit Edvin Kristaq Mafia!

Te dashur miq, mbreme Edvin Kristaq Mafia, ne nje akt kriminal hakmarrje politike dhe terbimi te papermbajtur prej skizoidi urdheroi ne shkelje te ligjeve arrestimin me pusi duke shkuar i ftuar ne nje debat televiziv ne Top Channel te ish deputetit Bardh Spahia.

Arrestimi i mirefillte politik i ish deputetit Spahia eshte kryer pa asnje prove apo fakt por gjithçka bazuar ne akuza fallco te turpshme te denja vetem per bastarde te eterve xhelat si Edi Rama dhe narkohorrat qe e rrethojne dhe vetem e vetem se Bardh Spahia eshte nje nga kritiket me te vendosur dhe te ashper te kryehorrit te vendit dhe narko banditeve te tij.

Edvin Kristaq Mafia me Vasal Kimikun e tij zgjodhen organizimin e pusise, duke shfrytezuar ftesen e Ish deputetit Spahia per debat televiziv, per te kryer aktin e tyre te pashembullt dhe kriminal, arrestimin e tij te kundraligjshem.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal politik te Edvin Kristaq Krimit dhe horrave rreth tij dhe kerkoj lirimin e menjehershem te ish deputetit Bardh Spahia qe mbahet i arrestuar si i burgosur politik. sb