Basha reagon për arrestimin e Spahisë: Nuk ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish deputetit të PS-së, Bardh Spahia që u bë teksa po shkonte në studion e Open në Top Channel.

Bashës shkruan në Facebook se kriminelët e zgjedhjeve po shesin moral në studiot televizive dhe se Spahia u arrestua sepse protestoi kundër këtyre krimeve. Në fund Basha thekson se aksioni opozitar nuk do ndalet deri sa të largohet Rama dhe qeveria e tij.
“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive. Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”,- shkruan Basha në Facebook.