Basha: Nesër rrëzojmë bandën. Në qelinë ku ndodhet Bardh Spahia, do jenë kriminelët me pushtet

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat deklaroi përgjimet e publikuara nga “Bild”, demaskuan skemën e mega-vjedhjes së votave të shqiptarëve nga qeveria e lidhur ngushtësisht me krimin. Në fjalën e tij Basha tha se, Edi Rama është  njeriu që ka vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar.

Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama. Ky është përfundimi që del nga përgjimet e Bild. Këto përgjime na kanë dëshmuar në detaje, skemën përmasat dhe metodat e kësaj vjedhje. Prej tyre mësuam se kupola kriminale e Rilindjes nuk ka bërë dallime se çfarë njerëzish janë. Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, njerëzish, vajzash, vrasës. Ata kanë blerë vota me para në dorë. Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që votojnë kundër. Kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur“, tha gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha.

Kreu i PD-së bëri një paralajmërim të fortë dhe për drejtuesit e policisë dhe prokurorët që kanë firmosur arrestimet e përfaqësuesve të opozitës. Kreu i PD-së bëri një paralajmërim të fortë dhe për drejtuesit e policisë dhe prokurorët që kanë firmosur arrestimet e përfaqësuesve të opozitës. “Për ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër, Rama s’do t’iu mbrojë dot më nesër. nëse sot iu bën të paprekshëm, nesër do ta provoni në palcë forcën e drejtësisë. Sandër Lleshaj është vegla më e ftohtë e Ramës, në misionin për të dhunuar opozitën, ai shkëlqen dhe duket i lumtur. Shumë shpejt do të mbajë përgjegjësi për dhunimin, persekutimin që u ka bërë shqiptarëve për të mbrojtur Ramën. Çdo bandit me apo pa uniformë, në qelinë ku është Bardh Spahia do të jetë nesër njëri prej jush”,- deklaroi Lulzim Basha.