Arrestimi i Bardh Spahisë, Shehaj: Skandal, kemi një shtet policor

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj e quajti skandal arrestimin e ish-deputetit demokrat, Bardh Spahia, në orët e vona të mbrëmjes së 19 qershorit.

Së bashku me një grup ish deputetësh demokratë ata u mblodhën para godinës së drejtorisë së policisë së Tiranës ku ndodhet i ndaluar demokrati Spahia.

“Ky është një skandal i vërtetë. Pasi kanë dalë përgjimet e treta, në vend që të arrestojnë banditët që kanë vjedhur votat, Edi Rama përdor policinë për të arrestuar një përfaqësues të opozitës. Kemi të bëjmë me një shtet policor i cili bën gjithçka që Edi Rama të mbajë pushtetin” tha Shehaj per ora news.

Akuzat janë qesharake dhe të sajuara sepse Bardh Spahia nuk ka bërë asgjë. Ka qenë në media live edhe kur në Shkodër i është vënë flaka KZAZ edhe sot gjatë gjithë ditës.

Pas një urdhri live të Taulant Ballës i cili i thotë policisë arrestojeni, policia vete dhe zbaton urdhrin e Taulant Ballës”

Ish deputeti demokara tha se ”ftoj qytetarët të gjykojnë në kontekstin në të cilën po ndodhin këto që po ndodhin dhe kush është shkaktari. Kemi ntë bëjmë me një qeveri që me cdo kusht do të bëjë zgjedhje vetëm me një kandidat dhe opozitën që do të bëjë zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo situatë po sjell një ballafaqim mes policisë së shtetit që po i shërben qeverisë dhe Edi Ramës, pavarëisht se ka një dekret të presidentit që ka anuluar zgjedhjeve, policia e përdorur nga Edi Rama ngul këmbë”.

“Di të them që kjo nuk është situatë normale dhe i vetmi njeri që mban përgjegjësi për cfarë po ndodh është Edi Rama i cili po mban pushtetin me cdo kusht, edhe pas përgjimeve që tregojnë se kemi një qeveri të zgjedhur në bashkëpunim me krimin dhe policinë, kërcënuar mësuesit e blerë votat. Pavarësisht kësaj, qeveria do ta mbyllë mandatin dhe nuk pranon të japë dorëheqjen dhe të krijojë mundësinë për zgjedhje të lira dhe demokratike”,- tha Shehaj.