Argjentina ndalet edhe ndaj Paraguait, drejt eliminimit nga Kupën e Amerikës (VIDEO)

Argjentina nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Paraguait, në ndeshjen e dytë në Kupën e Amerikës. Trajneri Scaloni kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke luajtur me Messin dhe Lautaro Martinezin në sulm, por “Albicelestët” e panë veten në disavantazh në minutën e 37-të, pas golit të Sanchez, me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

 

Reagimi i Argjentinës vjen në minutën e 57-të, teksa do të fitonin një penallti, që u kthye në gol nga Messi. Vetëm 5 minuta më vonë Paraguai shpërdoroi një mundësi “të artë” për t’u rikthyer në avantazh, pasi Gonzalez gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Në sfidën tjetër të grupit, Kolumbia mori fitoren e dytë radhazi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 përballë Katarit. Takimi u vendos nga një gol i sulmuesit të Atalantës, Duvan Zapata, në minutën e 84-t. Kolumbia ka 6 pikë pas dy ndeshjes, duke siguruar vendin e parë, Paraguai 2, ndërkohë që Argjentina ka vetëm 1 pikë, aq sa Katari.