Argjentina e nxori nga fusha, Martinez shpërthen në stol (VIDEO)

Argjentina ende nuk ka arritur që të marrë asnjë fitore në Kupën e Amerikës, pasi sot ka barazuar 1-1 ndaj Paraguait. Një ndër problemet e mëdha në këtë kombëtare është padyshim disiplina.

Sikur të mos mjaftonte rezultati dhe loja jo e mirë, trajneri duhet të merret me tekat dhe nervat e futbollistëve. Në minutën e 67-të të takimit, trajneri Scaloni vendosi të bëjë një zëvendësim.

Në vend të Lautaro Martinezit u fut Aguero, por ylli i Interit nuk e ka pritur shumë mirë stolin. Është ulur dhe me një shishe ujë ka filluar të gjuajë me nerva një bordurë të pankinës.