Ajax blindon trajnerin De Hag, rinovon deri në vitin 2022

Erik ten Hag ka rinovuar kontratën me Ajax-in deri në vitin 2022, duke zgjatur marrëveshjen edhe me dy vite të tjera, pasi kontrata aktuale mbaronte verën e ardhshme. Ai erdhi në krye të skuadrës holandeze në janarin e vitit 2018, trajneri spikati në sezonin e fundit duke eliminuar në Champions dy gjigantë: Real Madrid dhe Juventus.

 

Puna fantastike e tij bënë që të spikatnin disa talente si De Jong, De Ligt apo talente të tjerq, të cilët tashmë janë në orbitën e skuadrave të mëdha europiane.

“Jam shumë i lumtur. Kemi kaluar një sezon fantastik, tani të përmirësohemi, ta ndihmojmë klubin që të ecë përpara. Rezultatet e deritanishme janë fantastike. Është një punë e vështirë për t’u përsëritur”, deklaroi trajneri ten Hag. Sigurisht ai duhet t’i bëjë mirë planet pasi nuk do të ketë në dispozicion De Jong dhe De Ligt. /Koha Jone/