Ademi: Më 1 korrik ose të gjithë në burg politik ose nis eksodi masiv

Në situatën e tensionuar në Shkodër, aty ku kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi është shprehur se më 1 korrik, o të gjithë do të jenë në burg politik ose të gjithë do të nisin eksodim më të madh që ka përjetuar Shqipëria. ”Ne po kërkojmë vetëm qetësi. Nuk do t’i lejojmë që të uzurpojnë qytetin. E drejta jonë për të bërtitur Rama ik, me gjithë masakrën që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka asnjë arsye që policia e shtetit të gjuajë mbi njerëzit, qoftë me gaz apo me helme”, u shpreh Volta Ademi. Forcat e Rendit po pengojnë qytetarët që të nisin marshim paqësor, ku edhe kanë hedhur herë pas here gaz lotësjellës, duke shkaktuar edhe dëme shëndetësore tek disa banorë të Shkodrës.

R.SH /Koha Jonë/