8.2 milion vizita gjatë 2018-ës

Scientists working on computer in laboratory, female typing on keyboard.

Në shërbimin shëndetësor parësor u kryen 8.2 milion vizita gjatë 2018-ës ose 277 mijë më shumë se viti paraardhës. Ekspertë e Institutit të Shëndetit Publik thonë se vizion i ri në kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri me në qendër pacientin. Ndërkaq, sipas ISHP ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë politika shëndetësore të orientuara drejt shëndetit dhe jo sëmundjes. ”Në dy vitet e fundit rritja e kontaktit të qytetarëve me mjekun e familjes është tregues i rritjes së aksesit në shërbime shëndetësore, në portën e parë të kujdesit shëndetësor. Mbulim Shëndetësor Universal do të thotë ofrimi i shërbimit sipas nevojave të qytetarëve, me cilësi dhe të përballueshme nga të gjithë”,-bëjnë të ditur ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.