ZYRTARE/ Hummels braktis Bayernin, rikthehet në ekipin e “zemrës”

Mats Hummels ka vendosur që të largohet zyrtarisht nga Bayerni i Mynihut për t’u rikthyer sërish te Borussia Dortmund. Kostoja e operacionit do të jetë 38 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

I rritur te Bayern Munich, Hummels ka luajtur me Dortmundin nga viti 2009 deri në vitin 2016. Ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, para se të rikthehej me Bayern.

Trajneri i kombëtares së “pancerave”, vendosi që në kuadrin e ndryshimeve të mëdha, ta linte jashtë kombëtares së bashku me Boateng dhe Muller. /R.Lika-Koha Jone/