Vokshi-Ramës: Mos guxo të prekësh gratë, do ta paguash

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherësh edhe kryetarja e ”Lidhja Demokratike e Gruas”, ka reaguar pas shoqërimit në komisariatin e Matit të ish-deputetes së PD-së, Dhurata Çupi dhe të kryetares të Forumit Rinor të PD-së për degën Mat, Denisa Vata. Përmes një postimi në facebook, Vokshi thotë se kryeministri Edi Rama do të paguajë për çdo akt dhune ndaj çdo gruaje.

Postimi i plotë

Dhunimi i grave, arrestimi i deputetes Dhurata Çupi dhe Kryetares së Forumit Rinor të Matit, Denisa Vata, është akt i paprecedent kriminal provokimi ndaj shoqërisë shqiptare.

Për të ruajtur pushtetin e tij kriminal, Edi Rama po guxon të dhunojë edhe gratë dhe vajzat. Shqiptarët nuk do të lejojnë këtë. Gratë shqiptare nuk do ta lejojnë këtë!!

Edi Rama, do të paguash për çdo akt dhune ndaj çdo gruaje e vajze shqiptare!! Liri të menjëhershme për gratë që mbrojnë Kushtetutën dhe demokracinë! Burg për Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve!