Vodhi bankën me banane, i pastrehu gjen strehim në burg

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Bournemouth në Angli. Një i pastrehë ka kërcënuar punonjësit e bankës Barclays me një banane.

I pastrehu e kishte fshehur bananen në një çantë. Ai arriti të largohej nga banka me 1200 paund.

Më pas ai u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu të gjithë ngjarjen. Gjykata e Bournemouth e dënoi të pastrehun me 14 muaj burg.

Avokati mbrojtës i tha gjykatësit, se klienti i tij, nuk kishte për qëllim që të lëndonte asnjë.

Avokati u shpreh:

Nuk kishte për qëllim të lëndonte asnjë, por kishte qëllim që të përfundonte në burg. Ai nuk kishte qëllim që t’i harxhonte paratë e vjedhura.

Kjo nuk është hera e parë që një frut përdoret për të kryer grabitje. Në Izrael një burrë grabiti një banke me një shegë.joq