VIDEO/ Xhelal Mziu: Mbetem me shpresë që Rama nuk do të shkojë deri në limit, ndryshe…

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, nuk i ka humbur shpresat se kryeministri Edi Rama, duke parë situatën, tërespektojë Kushtetuën dhe qeveria dhe Policia të tërhiqen nga kjo lajthitje, mbajtja e zgjedhjeve pa dekret më 30 qershor.

Xhelal Mziu, në një intervistë për gazetarin e Syri.net, Ermal Rizaj, tha se nëse kryeministri do të shkojë deri në limit, në 30 qershor, atëherë do të jetë autori i një lufte civile.

“Nga pamjet televizive, – tha Mziu, duke komentuar zhvillimet e fundit nëpër KZAZ, –  dukej si kohë lufte, me përdorim dhune dhe gazi lotsjellës. Është lajthitje e qeverisë dhe policisë, e cila duhet të marrë fund.

Ju keni lënë afat që deri nesër në mëngjes, nëse nuk lirohet shkolla “Ibrahim Rugova”, çfarë do të ndodhë?

Gjatë këtyre ditëve, qytetarët e Kamzës shprehën angazhimin e tyre për të eliminuar këtë padrejtësi. Ne kemi bërë thirrjen e radhës që të lirohen ambientet deri sot në orën 16:00 ndryshe Policia bashkiake do të kryejë detyrën e saj për zbatimin e dekretit të Presidentit.

Po çfarë do të ndodhë nesër? A do të shkohet në një përplasje midis Policisë bashkiake dhe Policisë së rendit?

Unë shpresoj që kryeministri të ketë patur rastin të shohë situatën dhe mbetem shpresëdhënës që Kryeministri të jetë koherent me Kushtetutën ndryshe qytetarët do t’i japin zgjidhje.

A do ta lini zyrën pas 30 qershorit?

Po merremi intensivisht me investimet që po zhvillohen dhe jo pak vëmendje na ka tërhequr ky konflikt i paprecedentë. Zgjedhjet më 30 qershor nuk ka dhe qytetarët në të gjithë sShqipërinë do të dinë ta ndajnë situatën. Zgjedhjet do të zhvillohen, sapo presidenti të shpallë një datë të re.

Si do të shkojë situata në 30 qershor?

Nëse Kryeministri do të shkojë deri në limit, do të prodhojë një luftë civile që do të ketë autor kryeministrin.

Kur mendoni se mund të ketë zgjedhje?

Dua të them se në vjeshtën e këtij viti, patjetër, uroj njëherë që palët politike të gjejnë zgjidhje dhe shqiptarët të shkojnë në zgjedhje. Çfarë zgjedhjesh janë këto?! Farsë! Më mirë të bëjë emërime të kryebashkiakëve, sesa zgjedhje me vetëm një kandidat. Nuk shkon që një vend si Shqipëria të kthehet si Korea e Veriut.