U tha se Marina Vjollca është shtatzënë, zbulohet e vërteta

Pas dasmës së bujshme të çiftit më të komentuar në media, është përfolur shpeshherë se ata do bëhen prindër për herë të parë.

E njëjta histori ndodhi dhe me foton që çifti i njohur i showbizit publikoi ditë më parë. Marina shfaqej e shtrirë në foto dhe duart e Getorit ishin vendosur tek barku i Marinës. Menjëherë filluan aludimet që çifit ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mirëpo, burime të “Prive” pranë çiftit e kanë mohuar kategorikisht lajmin se Marina është shtatzënë.

Çifti ende nuk ka vendosur gjë për këtë hap të ri në jetën e tyre.

Prandaj me sa duket, “Ska asgjë të re nga Marina”!