Trump nis zyrtarisht fushatën – Të njëjtat premtime për të bërë “Amerikën e madhe përsëri”

Presidenti Donald Trump, nisi në mënyrë formale fushatën për zgjedhjet e vitit 2020,  duke u prezantuar si e njëjta figurë politike që tronditi Washingtonin 4 vite më parë.   Në një konferencë në Florida, Trump e bëri të qartë se do të rikandidojë si i pavarur, ashtu si bëri në vitin 2016.  Ai përsëriti të njëjtat premtime siç bëri 4 vite më parë,  për të luftuar emigrimin e jashtëligjshëm.

‘Katër vite më parë, unë lajmërova fushatën time për president.   Dhe kjo nuk rezultoi vetëm një fushatë politike.   Së bashku, në i bëmë ballë një strukture politike të thyer dhe rikthyem qeverinë, nga njerëzit, për njerëzit.   Për sa kohë që ju mbani këtë ekip në pushtet, ne do të kemi një rrugë të gjatë përpara,” deklaroi Trump.

Trump tha se kandidatët demokratë do të ndryshojnë rrënjësisht Shtetet e Bashkuara dhe do të legalizojnë emigrantët që vijnë nga kufiri jugor, në mënyrë që ata të votojnë dhe të fuqizojnë bazën e tyre politike. Shumë demokratë po konkurrojnë për kandidatin kryesor të partisë së tyre, që do të përballet me Donald Trump në zgjedhjet e Nëntorit 2020.