Tronditet Lezha, vritet një person me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk ka detaje nga policia për ngjarjen e ndodhur në zonën e Mërqisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.