Tjetër “tërmet” në pankinën e Spanjës, Enrique largohet nga drejtimi i kombëtares

Luis Enrique është larguar nga skuadra kombëtare e Spanjës. Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, njoftoi largimin e Enrike, pa u mbushur ende 1 vit në drejtimin e skuadrës.

Përkohësisht vendin e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Romës do ta mbajë Robert Moreno, i cili drejtoi ekipin në tre ndeshjet e fundit, pasi Enrique mungonte për shkaqe personale.

Enrique u emërua më 9 korrik të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së kaluar. Në 10 ndeshje në total që ka drejtuar Furija Roja, ai ka arritur 8 fitore dhe 2 humbje. /Koha Jone/