Supermodelja e Playboy: Gjoksi i madh ta shpif

Shumë femra duan që të kenë gjoks të madhe dhe bëjnë cdo gjë për ta zmadhuar, por një modele të Playboy është e kundërta.

24 vjeçarja Simone Holtznagel i tha ndjekësve të saj në Instagram se “gjoksi i madh ta shpif” duke shpjeguar se do bënte cdo gjë për ti zvogëluar. Në një paralajmërim për femrat që dëshirojnë të zmadhojnë gjoksin, modelja dha disa arsye të mira përse nuk duhet ta bëjnë.

Fakti që dikush mund të dojë që të bëjë gjoksin natyral në madhësinë time më habit. Gjoksi i madh ta shpif, ato të dhembin, shpina të dhemb. Pjesën më të madhe të kohës duhet të flesh me një bluze të shkurtër. Do ti shisja shumë lirë vetëm që të largoheshin nga gjoksi im”, tha ajo.

Nuk është hera e parë që Simone flet për problemet me gjoksin. Para disa muajsh ajo tregoi se kishte dy palë veshje sportive që ti mbanin gjoksin gjatë ushtrimit në palestër.