Sarri projekton një mesfushë franceze te Juventusi në sezonin e ri

Maurizio Sarri do të prezantohet nesër në orën 11:00 për të nisur një projekt të ri në krye të skuadrës së Juventusit. Drejtuesit e skuadrës torineze, duket se po hartojnë një plan për të ndërtuar mesfushë të gjithën franceze. Nëse do të kompletohen zyrtarisht afrimet e Rabiot dhe Pogba, atëherë strategu italian mund të formojë një treshe transalpine në mesfushë, duke marë në konsideratë edhe prezencën e Matuidi.

 

Pogba ka deklaruar hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford”, ndërsa Rabiot është drejtë përfundimit të kontratës me PSG dhe prej kohësh bardhezinjtë kanë nisur tratativat me lojtarin. Kampionët në fuqi të Italisë po kërkojnë të përforcojnë mesfushën, pasi pritet që dhe disa prej emrave aktualë që ata kanë në dispozicon mund të largohen.

Pogba kushton 140 milionë euro dhe në garë për të siguruar shërbimet e francezit është Reali i Madridit, ndërsa Rabiot mund të vijë me parametra zero. Akordi mes Juventusit dhe menaxheres së Rabiot që është njëkohësisht edhe e ëma e Rabiot është arritur, një pagë që kap shumën 7 milionë eurove në sezon, teksa pritet një konfirmim nga ana e mesfushorit.

Paul Pogba is 'top of the wish list' for Juventus but they may have to spend £150million

Nëse Rabiot do të transferohet, ky do të ishte operacioni i radhës që bardhezinjtë realizojnë me parametra zero, pas atyre të Ramsey, Khedirës, Emre Can dhe Pogba-s në 2012-ën. Për këtë të fundit, drejtuesit e Zonjës së Vjetër për të ulur disi kostot e transferimit po shqyrtojnë mundësinë që në bisedime të përfshijnë edhe ndonjë prej lojtarëve që ata kanë në dispozicion.

Një tjetër problem i madh ka të bëjë edhe me pagën e madhe të yllit francez, i cili përfiton 15 milionë euro në sezon. Kontrata e tij skadon në vitin 2021, por “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar edhe mundësinë për ta zgjatur, duke i shtuar edhe pagën. Real Madrid ndërkohë e ka zgjedhje të parë, pasi ai ka qenë një kërkesë parësore në listën e transferimeve të trajnerit Zidane.

Paris Saint-Germain midfielder Adrien Rabiot is close to signing for the Italian side on a free