Rita Ora anulon koncertin, shkak problemet shëndetësore

Për shkak të një problemi shëndetësor këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është detyruar të mos jetë e pranishme në  festivalin ‘Salstice’ në Iceland.

Ajo ka publikuar një shkrim të gjatë në Instastorie ku i kërkon ndjesë fansave dhe ndjekësve të saj.

“Doktorët më kanë sugjeruar të qëndrojë në qetësi për pak kohë derisa të shërohem. Isha shumë e emocionuar të isha pjesë e këtij festivali dhe të kaloja kohë në Iceland. Zakonisht nuk jam shumë e qetë kur më duhet të anullojë koncerte sepse nuk dua të zhgënjejë fansat e mi të mrekullueshëm, gjithashtu sepse jam shumë mirënjohëse për këto mundësi dhe më pëlqen shumë të performojë”,-përfundon Ora në shkrimin e saj.

Rreth dy javë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re me titull ‘Riitual’ në bashkëpunim me Jonas Blue dhe Tiesto.