Rihanna i mahniti të gjithë në inaugurimin e linjës së saj të veshjeve

Këngëtarja e njohur nga ishujt Barbados Rihanna është shfaqur rrezëllitëse në festën e organizuar për hapjen e dyqanit të saj më të ri të linjës së veshjeve luksoze “Fenty”, i pozicionuar në një nga lagjet e New York.

Rihanna u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër rozë, taka po ashtu rozë dhe me një model flokësh të mbushur me gërsheta.

Sipas mediave të huaja të pranishëm në këtë event ishin personazhe mjaft të njohur si e ‘Orange Is The New Black’, Dascha Polanco, bashkëshorti i Marc Jacobs si dhe Char Defrancesco.

Rihanna është në një moment mjaft të mirë të jetës së saj personale dhe profesionale. Ajo është duke u marrë me linjën e saj të veshjeve dhe njëkohësisht po punon për albumin e saj të ri.

Gjithashtu lidhja e saj me biznesmenin Hassan Jameel është duke shkuar mjaft mirë dhe këngëtarja më në fund ka vendosur t’a bëjë publike.