Qëndrimi i OSBE-së për zgjedhjet, Veliaj: Nuk e meriton Shqipëria këtë sjellje

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj komentoi qëndrimin e fortë që mbajti OSBE për situatën politike në vend. Veliaj theksoi se edhe faktori ndërkombëtar që ndjek zhvillimet në Shqipëri i dha sot një tjetër shuplakë opozitës. ”OSBE sapo doli me shuplakë politike ndaj Monës dhe Lulit, duke ju thënë: T’ju vijë turp. I nxitë fytyrën Shqipërisë. Nuk e meriton Shqipëria këtë sjellje, nuk e meriton. Sikur me të njëjtin zell që kanë djegur sot, me të njëjtin zell që kanë fyer sot, me të njëjtin zell që kanë punuar sot, të kishin punuar 4 vjet për komunitetin e tyre, sot nuk do ishin në pikë të hallit, që i urren gjithë komuniteti, që mezi presin që ata të largohen”, u shpreh Veliaj.