PS propozon ndryshime në Kod Penal, Bumçi: Rama si Enver Hoxha

Ish-deputeti Aldo Bumçi i ftuar në rubkrikën “Opinion” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për propozimet e Partisë Socialiste për ashpërsim dënimi ndaj personave që kryejnë krime elektorale.

PS ka propozuar që personat që kryejnë krime elektorale, jo vetëm të dënohen me burg, por edhe mos iu lejohet që të hyjnë në vende të BE.

“Opozita nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Kërcënimet me burg Rama nuk i bën kot. Këto janë kërcënime si të Enver Hoxhës, që dëbonte njerëzit dhe iu thotë” ‘jetoni në Shqipërinë që kam ndërtuar unë, në këtë ferr’”, tha Bumçi ndër të tjera.