Presidenti njofton OSBE- ODHIR: Zgjedhjet në 30 qershor janë të pavlefshme

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE-ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqësuesve të OSBE–ODHIR presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë në datën 11 qershor.

Për këtë, dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjitha institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm“,- shkruhet ndër të tjera në letër.

Lexoni edhe