Pendohet Justin Bieber, anulon dasmën me Haileyn

Pak muaj më parë këngëtari i famshëm Justin Bieber i dha papritur fund beqarisë me modelen Hailey Baldwin me të cilën u martua në fshehtësi të plotë.

Burime pranë tyre kanë treguar se çifti po përgatitet për një super dasmë në shtator, mirëpo pak muaj para saj duket se Justin është  penduar keq pasi ka ndërruar mëndje për martesën.

Media e huaja kanë thënë se ai është bërë pishman dhe nuk dëshiron të martohet.

Siç dihet Justin po kalon disa momente të vështira me depresionin dhe për këtë arsye nuk është i qartë se çfarë kërkon.

Burime pranë tij kanë rrëfyer gjithashtu se këngëtari ka vizituar një pastor i cili do ta ndihmojë të gjej qetësi shpirtërore dhe të qartësojë ndjenjat.