Marta dërgon Brazilin në finalen e Botërorit për femra

Brazili fitoi ndaj Italisë me rezultatin e ngushtë 1-0 duke u kualifikuar në fazën e 1/8 të finaleve të Botërorit të Futbollit të Femrave që po zhvillohet në Francë.

Vendimtare në këtë sukses të skuadrës amerikano-latine u bë sulmuesja Marta Vieira Da Silva e njohur ndryshe thjesht Marta, me golin e shënuar me 11 metërsh, në pjesën e dytë të sfidës, një gol ky me të cilin ajo shkruan historinë në futbollin botëror, për meshkuj e femra.

Ai i shënuar ndaj skuadrës italiane ishte i 17 i Martës ne Kupat e Botës duke thyer rekordin e vendosur nga sulmuesi gjerman Miroslav Klose me 16 dhe duke u bërë kështu e para lojtare që arrin këtë kuotë golash, si për Botërorët e Meshkujve ashtu edhe atë të femrave.

Pas përfundimit të ndeshjes, Marta theksoi se këtë gol ia dedikon të gjithë atyre që luftojnë për më shumë barazi mes gjinive.

Ditë më parë, Marta hyri në një debat me televizionin gjerman ZDF pasi shënoi golin e 16 që barazonte atë të Kloses, sepse gazetarët e këtij televizioni nuk e përmendën rekordin e saj personal që sipas sulmueses e vendoste në të njëjtin nivel me ish futbollistin e përfaqësueses gjermane.

Top Channel