Lufta tregtare kalon në dimension tjetër – Trump nis “luftën e monedhave”

Presidenti Donald Trump i ka shkaktuar ekonomisë globale luftëra, por tani ka shenja që ai mund jetë duke u përgatitur për një luftë të monedhave. Me anë të disa publikimeve në Twitter të cilat u drejtoheshin Bankës Qendrore Europiane dhe njoftimit të dhënë nga presidenti i saj Mario Draghi, i cili deklaroi se ishte i gatshëm të ulte normat e interesit nën zero si përgjigje për ngadalësimin e zhvillimit në Europë, Trump bëri një ndërhyrje të rrallë presidenciale amerikane në politikën monetare të një ekonomie tjetër.
Mario Draghi sapo njoftoi se mund të kishte më shumë stimuj, çka shkaktoi një rënie të menjëhershme të Euros kundrejt Dollarit, duke e bërë padrejtësisht më të lehtë për ata që të konkurrojnë kundër SHBA. Ata kanë kohë që veprojnë në këtë mënyrë sikurse Kina dhe vende të tjera,” shkroi ai në twitter. Më vonë, ai shtoi se: “Mënyra e rritjes së DAX-it gjerman si pasojë e vërejtjeve mbi stimuj të mundshëm nga Mario Draghi. Shumë e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara! ”

Nuk është hera e parë që Trump ka fajësuar manipulimin e monedhës jashtë shtetit për një dollar të fortë që rrit koston e eksporteve të SHBA. Ai tashmë është bërë unik midis presidentëve të fundit amerikanë duke qëndruar larg politikës së “dollarit të fortë” të paraardhësve të tij. Duke vënë në shënjestër Draghin drejtpërsëdrejti dhe duke iu përgjigjur në kohë reale deklaratës së politikave të bankierëve qendror në Europë, Trump është duke e “nxehur” situatën, në një kohë kur Rezerva e tij Federale po mblidhet në Uashington për të vendosur mbi normat në një vendim që pritet të merret ditën e mërkurë. Vetëm pak ditë përpara samitin me Grupin e 20 udhëheqësve në Japoni, ky reagim shërbeu për të nxjerrë në pah politikat gjithnjë e më agresive të administratës së tij dhe vendin në të cilin ai i sheh brenda arsenalit të tij tregtar.

Ministrat e financave dhe bankierët qendrorë këtë muaj ranë dakord se një luftë e monedhës, që do të ishte një shtytje e lehtë për rritjen ekonomike që në mënyrë aktive të dobësojë normat e këmbimit me qëllim rritjen së eksporteve, nuk është në interesin e asnjërit. Ata riafirmuan angazhimet e bëra në mars të 2018 për t’u përmbajtur nga zhvlerësimet konkurruese. Departamenti i Tregtisë më 23 maj propozoi që kompanitë amerikane të kërkonin sanksione tregtare kundër mallrave nga vendet me monedha të “nënvlerësuar”, megjithëse konfirmojnë që nuk kanë ndërmend të orientojnë bankat qendrore të pavarura ose vendimet e tyre të politikës monetare.

Ka shumë ekonomistë që argumentojnë se SHBA duhet të marri një qasje më të fuqishme për të trajtuar manipulimin e monedhës nga partnerët tregtarë. Disa madje kanë bërë thirrje për një Marrëveshje Plaza të shekullit të 21-të, marrëveshja e viteve 1980  mes shteteve duke përfshirë Japoninë, të cilat ranë dakord të procedonin një zhvlerësim të dollarit nën presionin e administratës Reagan.

Burimi: Bloomberg